Aktualitet

“E parandjeva”, Ina Nuka: Mjekët më thanë të zëvendësoj gishtin e dorës me të këmbës

1 Prill 2019, 18:24 Nga DOSJA
“E parandjeva”, Ina Nuka: Mjekët më thanë të

Efektivja e forcave “Shqiponja”, Ina Nuka ka rrëfyer me detaje përjetimet e saj për ditën që u plagos në protestën e opozitës. E ftuar në “Ftesë në 5”, Nuka tregoi se atë ditë kishte parandjerë se do t’i ndodhte diçka, por sërish kishte shkuar në punë.

U nisa për në punë si çdo ditë. Plus me punën që kemi ne nuk i dihet si kthehemi. Ndjeshmëria që mund të ketë ndonjëherë individi, e kalon atë çfarë mund të ndodhë. Jam nis për punë dhe kisha një lloj ndjeshmërie që nuk e kisha pas ditet e tjera. Gjithsesi nuk i besoj shumë këtyre gjërave dhe e kalova.

Shkova te Parlamenti dhe u rreshtuam sipas procedurave. Filloi përplasja. Në moment që filloi përplasje mes protestuesve, dashur padashur tek kordoni ku isha vendosur unë kishte një shtytje më tepër dhe kordoni u bë në formë ‘U-je’. Pastaj aty ndjeva atë erën e kapsollës dhe nga instikti e hoqa nga qafa për ta hedhur,”– tregoi efektivja.

Më tej ajo rrëfeu se mjekët në Turqi i propozuan që të zëvendësonte gishtin e dorës me një prej të mëdhenjve të këmbës, por ajo kishte refuzuar.

“Tashmë i kryej të gjitha funskionet në rregull. Kishte shumë rreziqe, pasi një pjesë të kockës e hoqa nga legeni, por fati im dhe rezultoi me sukses. Mjekët më propozuan që ta zëvendësoja gishtin e dorës me një prej gishtave të mëdhenj të këmbës. Por nuk pranova,”– tregon 26-vjeçarja.

Me tej efektivja foli edhe për ditën që u vlerësua nga Ministri i Brendshëm me “Medaljen e Nderit”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet efektivja ina nuka humbi gishtat ne proteste ina nuka efektivja ina nuka humbi gishtat ne proteste ina nuka

Sondazh

Poll