Aktualitet

BILANCI/ Shteti i ‘mbytur’ në borxh me bizneset, 8 mld deri në fund të 2018

1 Prill 2019, 14:40 Nga DOSJA
BILANCI/ Shteti i ‘mbytur’ në borxh me bizneset, 8 mld deri

TIRANË- Gangrena e borxheve të shtetit ndaj biznesit vijon. Edhe qeveria e majtë nuk i ka shpëtuar këtij fenomeni, të cilin e kishte një nga kartat kryesore të fushatës elektorale në zgjedhjet e 2013. Një dokument i siguruar nga Dosja.al tregon se totali i detyrimeve të prapambetura në fund të 2018 arrin në 8 mld lekë. Të dhënat tregojne se detyrimet e reja janë krijuar nga borxhet që institucionet e shtetit kanë ndaj bizneseve për punime në rrugë, shërbime si dhe gjyqe të humbura. Pjesën e luanit e mban Ministria e Infrastrukturës që numëron 3.2 mld lekë detyrime të prapambetura, nga të cilat 648 milionë janë krijuar rishtazi, në periudhën Tetor-Dhjetor.

MIE nga stoku i Shtatorit 2018 ka trashëguar rreth2.59 miliard lekë detyrime.

Detyrimet e fshehta ndaj biznesit ishin arsyeja kryesore se pse borxhi publik i Shqipërisë kërceu në 73 përqind të prodhimit kombëtar. Ndaj që prej ardhjes në pushtet, qeveria mori hua nga FMN për të paguar të gjitha borxhet e prapambetura që kishte krijuar qeveria e mëparshme, fatura e të cilave shkonte 72.5 miliardë lekë.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet borxhi i qeverisë ndaj biznesit qeveria 8 mld lekë borxh biznesit shteti i mbytur në borxh borxhi i qeverisë ndaj biznesit qeveria 8 mld lekë borxh biznesit shteti i mbytur në borxh

Sondazh

Poll