Aktualitet

Vrasjet në Shkodër, shkarkohet shefi i komisariatit Vasil Çela

1 Prill 2019, 16:47 Nga DOSJA
Vrasjet në Shkodër, shkarkohet shefi i komisariatit Vasil Çela

SHKODËR– Është shkarkuar nga detyra shefi i komisariatit të Shkodrës Vasil Çela. Dosja.al mëson se në vend të tij është emëruar Lorenc Meta. Meta ka qenë më parë zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Fierit, por edhe në disa pozicione në drejtorinë qendrore.

Ndërkohë që ditën e ekzekutimit të dy vëllezërve Bilali (Lexo këtu), u shkarkua nga detyra edhe drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati, i cili u zëvendësua me Niko Brahimin. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ndryshimi bëhet për ti dhënë impuls të ri të gjithë procesit të punës së drejtorisë vendore në Shkodër. Ne synojmë të arrijmë një fazë të re për të dhënë goditje vendimtare dhe për të zhbllokuar ato metastaza të fundit që kanë mbetur pa u zhbllokuar në qytetin e Shkodrës,”– tha Lleshaj nga Shkodra.

Qyteti i Shkodrës është tronditur këtë vit nga vrasjet e njëpasnjëshme, duke shënuar 10 të ekzekutuar në vetëm 8 muaj.

Saga e ngjarjeve kriminale në Shkodër në vitin 2018

Në 18 qershor u vra biznesmeni Mehdi Kavaja

Në 15 korrik u vranë ish-polici Boran Bërcana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci

Në 10 gusht u vra Fatbardh Lici, kunati i biznesmenit Lulzim Kulla

Në 23 gusht u zhduk Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, dajë dhe nip

Në 27 gusht u vra Prendush Fusha

Në 1 shtator u vra biznesmeni Arjan Ferracaku

Në 14 nëntor u vra Fatos Ferracaku, tregtar peshku kushëriri i Arjanit

20 mars 2019, ekzekutohet biznesmeni Ferdinand Polia

30 mars 2019, vriten dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lorenc meta shkarkohet shefi i komisariatit vasil cela lorenc meta shkarkohet shefi i komisariatit vasil cela

Sondazh

Poll