Aktualitet

Po luante afër Repartit Ushtarak, 16-vjeçarit në Pogradec i shpërthen granata në dorë

1 Prill 2019, 17:48 Nga DOSJA
Po luante afër Repartit Ushtarak, 16-vjeçarit në Pogradec i

POGRADEC- Një adoleshent në Pogradec ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme, pasi i ka shpërthyer aksidentalisht një granat.

Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se  i plagosur ka mbetur shtetasi E.Ç. i moshës rreth 16-vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 01.04.2019, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, shtetasi E.Ç, rreth 16 vjeç, duke luajtur në afërsi të ish Repartit Ushtarak, aksidentalisht i ka shpërthyer një granatë dhe për pasojë ka pësuar gjymtim të dorës.

Shtetasi E.Ç, u dërgua në Spitalin e Pogradecit ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset 16 vjecari ne pogradec plas granata ne dore reperti ushtratak plagoset 16 vjecari ne pogradec plas granata ne dore reperti ushtratak

Sondazh

Poll