Aktualitet

Nora Malaj ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Shoku im, mblidh mendjen, ia ke kaluar në vjedhje edhe Ali Babës, je pinoku nr.2

1 Prill 2019, 15:54 Nga DOSJA
Nora Malaj ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Shoku im, mblidh

TIRANË- Ish-zv.ministrja e Arsimit, njëherësh ish-deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka folur ditën e sotme për situatën aktuale në vend, ku ka treguar mes të tjerash se kryeministrin Rama e ka pasur shok fëmijërie.

E ftuar në studion e telefizionit Fax News, Nora Malaj, ka shpërthyer ndaj ‘shokut të fëmijërisë’, sot kryeministër Edi Rama, ku tha: “Shoku im Edi Rama, o zotëri mblidh mendjen e kokës, shiko momentin, se pranvera është e keqe. S’ka asgjë o miku im, o shoku im i fëmijërisë. Shihi gjërat mbarë, jepi shansin vendin tënd. Nëse nuk e bën dot, s’është turp miku im, delegoja dikujt tjetër. Ja sheshi ja mejdani, ja Çelo Kapedani”.

Më tej duke u ndalur nga deklaratat e kryeministrit të bëra në Durrës (Lexo këtu), i drejtohet duke i thënë se pas Pinokut, është numri 2, ndërsa shton se ia ka kaluar edhe Ali Babës për vjedhje.

“Të dalim në zgjedhje të parakohshme. Si nuk i vjen turp për ato që thotë nga Durrësi. Pas Pinokut, ai është numri 2 është i madh. Ka vjedhur aq shumë saqë ia ka kaluar edhe Ali Babës”, – tha Malaj.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama edi rama pinoku 2 nara malaj rama ka vjedhur më shumë se ali baba edi rama edi rama pinoku 2 nara malaj rama ka vjedhur më shumë se ali baba

Sondazh

Poll