Aktualitet

Grabitën kambistin, gjykata lë në burg 4 të arrestuarit, dëshmia: Xhoni Dido piketoi planin

1 Prill 2019, 14:06 Nga DOSJA
Grabitën kambistin, gjykata lë në burg 4 të arrestuarit,

TIRANE- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 të arrestuarit si grabitësit e kambistit Agron Shira. Gjykata ka lënë në burg grabitësit Elvis tafa, Elvis Berisha, Blenard Hoxha dhe Xhoni Dibo.

Gjithashtu, gjatë seancës së sotme në gjykatë, ka dëshmuar Elvis Tafa, i cili ka treguar detaje nga dinamika dhe plani i grabitjes. Tafa ka thënë se ishte Xhoni Dido, personi që kishte programuar grabitjen.

“Të premten dola nga shtëpia në 05:00 dhe shkova takova Xhoni Didon tek “Kthesa e Kamzës. Atje kemi ndërruar rrobat dhe përmes një motorri të Xhonit kemi shkuar tek 9-katshet. Disa ditë më parë Xhoni më kishte treguar për vendin dhe personin që do grabisnim. Kur mbërritëm tek vendi kemi ndaluar motorrin dhe kemi bërë sikur po i rregullonim gomën. Pas 20 minutash aty po kalonte kambisti me motorr. Xhoni i ra me levë dhe ai ra nga motorri. Pasi i mori lekët hipëm në motorr ku i jepja unë dhe u drejtuam nga rruga e Barrikadave. Tek kryqëzimi pashë një makinë policie dhe desha të devijoj, por Xhoni më tha të ecja drejt. Meqë nuk iu binda ai më qëlloi me levë dhe kam humbur ekuilibrin duke rënë nga motori. Ai u largua me lekët. Për të kryer vjedhjen, na kanë shtyrë Elvis Berisha dhe Blenard Hoxha, të cilëve u kishim borxhe”.-ka thënë ai.

Grabitja ndodhi ditën e premte, në rrugën e “Barrikadave” në Tiranë, ku një kambisti i morën 60 mijë dollarë.

Të gjithë të arrestuarit mendohet se kanë qenë një grup i strukturuar që kishin kryer një sërë grabitjesh në Tiranë përgjatë muajve të fundit, përfshi këtu dhe argjendarinë “Altinbash”, ku u vodhën më shumë se 200 mijë Euro bizhuteri.

Grupi kishte rreth 2 javë që e ndiqte kambistin, derisa arritën që ta grabisin mëngjesin e djeshëm, dhe pas rezistencës së tij e plagosën me një levë. Kambisti çdo ditë nga ora 8:20 deri në orën 09:00 dilte për të shkuar në bankë, dhe grupi i hajdutëve kishte studiuar këto lëvizje të tij.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron shira blenard hoxha elvis berisha elvis tafa grabitja e kambistit xhoni dido agron shira blenard hoxha elvis berisha elvis tafa grabitja e kambistit xhoni dido

Sondazh

Poll