Aktualitet

Lubonja ironi me politikanët: Ne e quajmë zgjidhje kur këta të ulen tek Krokodili apo të hanë ngjala

1 Prill 2019, 16:35 Nga DOSJA
Lubonja ironi me politikanët: Ne e quajmë zgjidhje kur këta

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja, ka folur sot në lidhje me krizën politike që ka përfshirë vendin, pas djegieve të mandateve nga deputetët e opozitës. I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, Lubonja u shpreh se opozita duhet të këtë një vizion për të ngjallur shpresë tek populli.

Politika te ne është bërë shfaqje, lideri del dhe i flet popullit që mblidhet. Njerëzit duhet të mblidhen për problemet që kanë, të diskutojnë si t’i zgjidhin. Lideri shkon atje dhe mblidhet bashkë me ta. Kjo është puna kryesore që duhet të bëjë lideri, t’i mbledhë jo të dalë çdo ditë në tv.”, tha Lubonja.

Lubonja gjatë kësaj intervistë shprehu mendimin e tij për krizën politike, duke thënë se kjo gjë më shumë i intereson Ramës se Bashës.

 “Ajo që tha Basha ishte e qartë. Ato që thotë Rama nga ana tjetër janë të qarta. Janë dy korsi që përjashtojnë njëra-tjetrën. Basha thotë: Ne me këta nuk bashkohemi, këta duhen shporrur. Rama thotë: Ata dolën vetë nga Parlamenti. Ne do vazhdojnë punën. Ne e quajmë zgjidhje kur këta të ulën tek Krokodili apo Peshkaqeni, apo të hanë ngjala. Pra, ky është momenti i rindërtimit të fasadës. Ramës i intereson të rindërtojë fasadën më shumë. Opozita e ka hequr veten vetë nga fasada. Kjo krizë nuk e di si zgjidhet. Opozita për momentin ka vendosur ta lërë pa fasadë. E ka opozita detyrën kryesore të imponohet gjithnjë e më shumë. Rruga nuk e di sa e gjatë do jetë”, shtoi më tej analisti.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dreka me ngjala edi rama fatos lubonja kriza politike lulzim basha dreka me ngjala edi rama fatos lubonja kriza politike lulzim basha

Sondazh

Poll