Aktualitet

Rrahën dhe kërcënuan 23-vjeçarin, arrestohet i riu në Maliq, procedohet një tjetër

1 Prill 2019, 14:50 Nga DOSJA
Rrahën dhe kërcënuan 23-vjeçarin, arrestohet i riu në

KORÇË– Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri për motive banale. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në Maliq, Korçë. Dosja.al mëson se policia ka vënë në pranga shtetasin U.Z. 26 vjeç, dhe po heton në gjendje të lirë 18-vjeçarin me inicialet L.H..

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, një ditë më parë në fshatin Kolanec dy të rinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta me M.K. 23 vjeç, banues në Klocë, gjatë përplasjes dyshohet se shtetasi U.Z. ka plagosur me sende të forta 23 vjeçarin, ndërsa L.H. e ka kanosur.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Njoftim i policisë 

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:  •  U.Z, 26 vjeç, si edhe filluan procedimin  penal në gjendje të lirë ndaj  shtetasit:  •  L.H, 18 vjeç, banues në fshatin Kolanec.

Ditën e djeshme në fshatin Kolanec dy shtetasit e mësipërm, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M.K, 23 vjeç, banues në Klocë, ku gjatë konfliktit shtetasi U.Z, dyshohet se ka plagosur me send të fortë 23 vjeçarin, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa shtetasi L.H, e ka kanosur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja”. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 26 vjecari korce maliq plagoset 23 vjecari sherr ne maliq arrestohet 26 vjecari korce maliq plagoset 23 vjecari sherr ne maliq

Sondazh

Poll