Aktualitet

Tentoi të vetëvarej në burg, vdes në spital xhaxhai i Ariela Muratit, që e vrau ish-i dashuri

1 Prill 2019, 14:34 Nga DOSJA
Tentoi të vetëvarej në burg, vdes në spital xhaxhai i Ariela

TIRANË-Një i dënuar për mashtrim ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin, Bujar Murati, i cili vetëm 20 ditë më parë tentoi të vetëvarej në burgun e Beratit, ku po vuante dënimin prej disa muajsh.

Murati nga fshati Lybeshë, Poliçan u gjet i varur në qelinë e tij, por ndërhyrja e gardianëve në kohë, e shpëtoi. Ai u dërgua në në spitalin e Beratit, por duke parë gjendjen e rëndë u transportua për në Tiranë në spitalin e Traumës, ku ndërroi jetë sot.

Bujar Murati ishte dënuar për mashtrim me një vit e gjysmë burg. Ai është edhe xhaxhai i Ariela Muratit, studentes që u vra nga i dashuri i saj pranë fakulteti të Mjekësisë në Tiranë rreth 1 vit më parë, në janar të 2018-s.

Më 21 janar 2018, studentja e drejtësisë, Ariela Murati u vra nga ish-i dashuri i saj 23-vjeçari Aldison Beluli pranë spitalit “Nënë Tereza”. Beluli e qëlloi Arielën me tre plumba në kokë dhe më pas qëlloi edhe veten. Beluli qëndroi në gjendje kome prej një jave dhe më pas ndërroi jetë.

(f.m/dosja.al)

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ariela murati bujar murati vdes 38-vjecari vdes i burgosuri vetevarje ariela murati bujar murati vdes 38-vjecari vdes i burgosuri vetevarje

Sondazh

Poll