Aktualitet

I arrestuar edhe më parë, 27-vjeçarit në Sarandë i vihen prangat për shpërndarje heroinë

10 Qershor 2020, 12:28 Nga DOSJA
I arrestuar edhe më parë, 27-vjeçarit në Sarandë i

SARANDË– Një i ri i shpallur në kërkim për shpërndarje heroinë është arrestuar në Sarandë. Në pranga ka Rënë 27-vjeçari Kastriot Jonuzaj. Këtij të fundit, i janë vënë prangat në një nga rrugicat e lagjes nr.1 të qytetit. Mësohet se Jonuzaj është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Sarandës për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Ai është arrestuar më herët në prill të 2017-ës nga Policia e Srandës, në vendin e quajtur “Plazhi i ri”. Asokohe iu gjetën me vete 20 doza heroinë, 3 celularë dhe 14 mijë lekë të reja. Ndërsa në gusht të 2015-ës, i riu është kapur me 6 gr heroinë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet heroine ne sarande i riu kapet me heroine heroine ne sarande i riu kapet me heroine

Sondazh

Poll