Bota

Mbi 7.3 milionë të infektuar në të gjithë globin, shtohet ndjeshëm numri viktimave nga Covid-19 në SHBA, Meksikë dhe Bra

10 Qershor 2020, 10:52 Nga DOSJA
Mbi 7.3 milionë të infektuar në të gjithë globin,

COVID-19 ende është një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 7,343,062 persona. Ndërkohë  414,126 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19  e kanë fituar 3,620,284 qytetarë.

Amerika është një nga vendet më të prekua. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,045,741 të infektuar dhe janë shënuar 114,151 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtetet ka shkuar në 14,649. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 34,043 viktima dhe në Francë 29,296. Sakaq në Spanjë  kanë humbur 27,136 qytetarë.

Ndërkohë  parë Organizata Botërore e Shëndetit u bëri thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19. Drejtori i OBSH-së, Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet dhe kjo sipas tij është një situatë emergjente.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll