Bota

Marko Kepi, shqiptaro-amerikani që kandidon për Asamblenë e New York-ut

10 Qershor 2020, 09:55 Nga DOSJA
Marko Kepi, shqiptaro-amerikani që kandidon për Asamblenë e

SHBA–  Janë të shumtë shqiptarët  që kanë arritur sukses nëpër botë me biznese të fuqishme, por edhe në  pozicione udhëheqëse.  Kështu është edhe historia e Marko Kepit, shqiptarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është mjaft i njohur për në komunitetin shqiptaro-amerikan.

Kepi, një nga veprimtarët e njohur të rinj të komunitetit shqiptaro-amerikan është njëri nga kandidatët republikan për Asamblenë e New York-ut.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, tregohet angazhimi i tij në komunitetin shqiptaro-amerikan ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve për mbështetjen në zgjedhjet në zgjedhjet e 23 qershorit në SHBA.

Kandidati Kepi mbështetet nga një numër i madh shqiptarësh, të cilët jetojnë në zonën elektorale ku ai kandidon.

Angazhimi i Kepit në komunitet, përfshirë komunitetin shqiptar, është i vazhdueshëm, ku mund të përmendim dhe rolin e tij si Kryetar i Organizatës “Rrënjët Shqiptare” në New York.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora marko kepi new york shqiptaro-amerikani  marko kepi new york shqiptaro-amerikani 

Sondazh

Poll