Bota

“Ai do të ndryshojë botën”, fjalët emocionuese të vëllait të George Floyd gjatë funeralit, mbesa: Për sa kohë unë

10 Qershor 2020, 09:05 Nga DOSJA

SHBA– Para dy javësh vrasja e George Floyd tronditi Amerikën e botën mbarë.  46-vjeçari me ngjyrë   u vra nga një polic i cili tashmë është arrestuar për krimin që bëri.  Ndërkohë ditën e djeshme janë bërë edhe ndrimet e fundit për afro-amerikanin Floyd. Nderimet e fundit u zhvilluan në Hjuston ku morën pjesë familjarët, miqtë dhe të afërmit e tij.

Funerali i tij u pasqyrua në të gjitha mediat ndërkombëtare, pasi edhe vet vdekja e tij bëri bujë në SHBA, madje shkaktoi protesta masive.

Nga fotot e publikuara në mediat amerikane por jo vetëm, shihet që  të afërmit dhe shokët e George Floyd filluan të mblidhen në kishë para ceremonisë dhe shoqëruan arkivolin e artë kur po futej në kishë, ndërkohë që gazetarët ndiqnin procesin dhe pranë ishte rreshtuar një kontigjent me policë.

Më pas, me përfundimin e ceremonisë, policia e Hjustonit shoqëroi kortezhin deri në qytezën Pearland, ku trupi i tij do të prehet pranë nënës së tij.

Bashkia e Hjustonit u ndriçua me drita të kuqe e të verdha, ngjyrat e ekipit sportiv të shkollës së tij të mesme ku ai ishte një atlet i njohur. Qytete të tjera si Los Anxhelosi, Bostoni, Las Vegasi e Nju Jorku po ashtu u ndriçuan në ngjyra në kujtim të 46-vjeçarit që nxiti protestat kundër diskriminimit racor.

Në foto shihet që edhe qindra mijëra qytetarë të tjerë amerikanë  ndreuan të  ndjerinFloyd, teksa parakaluan pranë arkivolit të hapur në homazhe.

Mësohet se ceremoni nderimi u zhvilluan edhe në Mineapolis, qyteti ku ai vdiq nën gjunjët e policit, si dhe në Karolinën e Veriut , që është vendlindja e tij.

“Të gjithë do ta kujtojnë atë nëpër botë. Ai do të ndryshojë botën.”- tha vëllai i i Floyd.

Ndërsa Brooke Williams, mbesa e Floyd, është shprehur në funeralin e xhaxhait të saj, se Floyd ishte “një aktivist” që “lëvizi njerëzit me fjalët e tij”.

Unë mund të marr frymë, për sa kohë që po marr frymë, drejtësia do të vihet në vend.”- u shpreh ajo.

Burimi:  TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota george floyd george floyd

Sondazh

Poll