Bota

Diplomatët e Britanisë së Madhe kanë frikë se raporti special me SHBA-në mund të marrë fund, nëse Trumpi rizgjedhet pre

10 Qershor 2020, 07:13 Nga DOSJA
Diplomatët e Britanisë së Madhe kanë frikë se raporti

BRITANI E MADHE– Rrjedha e jetës politike për shtetet më të fuqishme në botë, mund të ndryshojë pas zgjedhjeve të nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediat e huaja kanë shkruar se raporti i veçantë i Mbretërisë së Bashkuar me SHBA-në mund të marrë fund, nëse Donald Trump zgjidhet sërish president i SHBA-së, kanë thënë disa diplomatë të lartë dhe specialistë britanikë të Politikës së Jashtme. Ndër të tjera ata kanë shtuar se nëse fiton demokrati Joe Biden, Washingtoni mund të konsiderojë BE-në, por jo Britaninë e Madhe si partneren kryesore.

Vlerësimi që e trajton rëndësinë që e kanë për Britaninë zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në nëntor, është përmendur shpesh nëpër seminare të ndryshme gjatë muajit të kaluar, teksa thekson shqetësimet rreth performancës së Trumpit gjatë pandemisë Covid-19.

“Nëse Trumpi i siguron edhe katër vjet në krye të SHBA-së, atëherë një gjë e tillë do të jetë tejet sfiduese për sistemin global dhe për raportin e Britanisë me SHBA-në. Po qe se shkëputemi nga SHBA-ja dhe presidenca Trump përbën sfidë dhe e rrit një mundësi të tillë, atëherë do ta gjejmë veten në një situatë tashmë të paralajmëruar, kur është në pyetje bashkëpunimi me SHBA-në.”- është shprehur Rory Stewart, ish-Sekretari konservator për Zhvillim Ndërkombëtar.

Gjithashtu sa i takon kësaj çështje edhe John Sawers, ish-drejtori i MI16 dhe ish-ambasadori britanik në OKB, është shprehur se rizgjedhja e Trumpit në krye të SHBA-së do të jetë problematike.

“Nuk ka dyshim se presidenti Trump paraqet presidentin më të zorshëm për ne. Ai nuk e ka ndjesinë e të qenit pjesë e komunitetit transatlantik, ai nuk u beson njëmend aleancave. Ai nuk beson tek udhëheqja amerikane në botë. Gjatë pandemisë e kemi parë për herë të parë se si duket një krizë pa udhëheqësinë amerikane. Hera e parë e këtij brezi që e kemi përjetuar një gjë të tillë.” -ka deklaruar ai.

Në këtë mënyrë Sawers vlerëson se nëse Trumpi rizgjidhet president, do të bëjë që Britania të mos jetë më urë lidhëse mes SHBA-së dhe Evropës.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson donald trump zgjedhjet e nentorit ne shba boris johnson donald trump zgjedhjet e nentorit ne shba

Sondazh

Poll