Bota

Prej katër ditësh rregjistrohen mbi 30 mijë të infektuar në 24 orë, mbi 38 mijë viktima nga Covid-19 në Brazil

10 Qershor 2020, 08:46 Nga DOSJA
Prej katër ditësh rregjistrohen mbi 30 mijë të infektuar

BRAZIL– Brazili është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi.  Atje bilanci ditor i të vdekurëve dhe rasteve të reja me Covid-19 është teje i lartë.

Në 24 orët e fundit Brazili ka shënuar  të paktën 32.091 raste të reja duke e çuar në 742,084, në bazë  të raportimit të përditshëm të  faqes zyrtare Worldometers.

Kujtojmë  se javët e fundit Brazili është përballur me shifra kaq  të larta rastesh, ku për katër ditë me rradhë ka shënuar  më shumë se 30,000 raste brenda një dite që prej fillimit të shpërthimit.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë rregjistruar edhe 1.272 viktima si shkak i Covid-19 të martën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në të viktimave në 38,497.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll