Bota

Humb jetën në moshën 55-vjeçare presidenti i Burundit, dyshohet se ishte i infektuar me COVID-19

10 Qershor 2020, 06:06 Nga DOSJA
Humb jetën në moshën 55-vjeçare presidenti i Burundit,

Burundi- Presidenti në largim i Burundit, Pierre Nkurunziza vdiq papritur dhe dyshohet se mund të ketë qenë i infektuar me COVID-19. Pas vdekjes së tij qeveria deklaroi se ai humbi jetën pas një ataku në zemër.  Një deklaratën e qeverisë u tha se presidenti, kishte marrë pjesë në një lojë të volejbollit të shtunën, por aty filloi të mos ndihej mirë. Menjëherë u dërgua në spital dhe mëngjesin e së hënës gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Pas disa orësh ai humbi edhe jetën.  Për këtë vdekje janë parlajmëruar 7 ditë zie.

 

Por dyshohet se ai mund të jetë prekur nga COVID-19. Së fundmi gruaja e tij flututoi drejt  Nairobisë, kryeqyteti Kenyan, pasi u tha se ishte e infektuar me COVID-19. Sipas burimeve, të enjten zonja e parë u nis nga Bujumbura (kryeqyteti i Burundit) drejt Nairobisë për kujdes urgjent mjekësor. Dyshohet se kjo mund të ketë infektuar të shoqin.

Pas 15 vjetësh në pushtet, Nkurunziza pritej të lëshonte postin në gusht. Në vitin 2015, njoftimi se do të kandidonte për një mandat të tretë futi të gjithë vendin në kaos. Në një grusht të dështuar shteti viqën qindra njerëz,  ndërsa dhjetra mijëra të tjerë u larguan nga vendi. Më pas presidenti arriti të ndryshonte kushtetutën për të kandiduar për një mandat të tretë.

Burimi: The Guardian 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota pierre nkurunziza vdes presidenti i burundit pierre nkurunziza vdes presidenti i burundit

Sondazh

Poll