Bota

Funerali i George Floyd/ 46-vjeçari u përcoll për në banesën e fundit. Del dëshmia e re: Polici që e vrau e njihte (FOTO+

10 Qershor 2020, 10:11 Nga DOSJA
Funerali i George Floyd/ 46-vjeçari u përcoll për në

SHBA– Dy javë pasi u vra në Mineapolis, një ditë më parë është bërë edhe funerali i  46-vjeçari me ngjyrë, George Floyd që dha fryëmn e fundit nën gjunjët e policit amerikan.

Familjarët, të afërmit dhe mijëra qytetarë ët tjerë amerikanë që edhe protestuan për vdekjen e tij kanë ndreuan të  ndjerin Floyd, duke parakaluar  pranë arkivolit të hapur në homazhe.

Gjatë funeralit të Floyd kanë familjarët e të ndjerit kanë mbajtur disa fjalime, ku ka tërhequr më së shumti vëmendjen mbesa e Floyd, e cila thotë sesa për sa kohë  ajo të marrë frymë do të luftojë për vendosjen e drejtësisë në vend. Ndërsa vëllai i Floyd u shpreh mes lotësh se George Floyd do të ndryshojë botën.

Ndërkohë ditën e sotme është mësuar se një ish-koleg që kishte punuar me George Floyd-in dhe agjentin e policisë Derek Chauvin në një klub nate në Minneapolis thotë se të dy ata kishin pasur asokohe përplasje, dhe kjo sipas tij, lidhet shumë me agresivitetin e skajshëm të treguar nga efektivi.

Vrasja e  George Floyd do të mbahet mend gjatë  jo vetëm për ameikanët, por për mbarë botën. Ai u vra brarbarisht dhe humbi jetën me kokën për betoni të shtypur nga gjunjët e policit amerikanë. Prej dy javësh me miliona qytetarë kanë mbushur rrugët e qyteteve në SHBA për të protestuar për vrasjen e tij. Kujtojmë se protesta janë mbajtur edhe në disa shtete të tjera për këtë krim, si në Greqi dhe Suedi. Por ashtu siç edhe raportojnë mediat e huaja vrasja e George Floyd nuk është rasti i vetëm në Amerikë, pasi në këtë vend niveli i racizmit mbetet teje i lartë. Mediat e huaja publikuan edhe një tjetër video kur policia ka vrarë një 33-vjeçar me ngjyrë, i njohur me emrin Manuel Ellis. Por ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur më datë 3 mars të këtij viti.

Deri më tani nga protestat mësohet se janë arrestuar mbi 10 mijë qytetarë nga policia.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vrasja e george floyd vrasja e george floyd

Sondazh

Poll