Bota

Sudimi amerikan: Disa persona janë imun ndaj Koronavirusit

10 Qershor 2020, 08:17 Nga DOSJA
Sudimi amerikan: Disa persona janë imun ndaj Koronavirusit

SHBA– Në një kohë që bota mbarë po punon për krijimin e një vaksine kundër Covid-19, teori dhe studime të ndryshme dalin nga ekspertë të shëndetësisë dhe shkencëtarë  të  huaj.

Ndërkohë  mediat e huaja kanë raportuar se janë bërë zbulime të reja për koronavirus. Bëhet fjalë për një ekip studiuesish amerikanë, të  cilët kanë zbuluar se disa individë mund të ishin imun nga virusit vdekjeprurës nëse ata kurrë nuk binin në kontakt me infeksionin.

Studimi është  bërë nga shkencëtarët e “Qendrës për sëmundje infektive dhe hulumtime të vaksinave” në “La Jolla Institute for immunology” në Kaliforni  zbuluan. Ky studim i fundit  ka mahnitur studiuesit në të gjithë botën.

Janë dokumentuar raste të shumta sipas të cilave trupi ynë është në gjendje të sigurojë një përgjigje imune ndaj Covid-19,  pasi të ketë kontrolluar një grup prej 20 personash të kuruar nga koronavirusi, studimi në të vërtetë ka treguar që në secilën prej rasteve sistemi imunitar është në gjendje të njoh  dhe luftojë virusin. Prandaj, ky informacion do të eliminonte çdo dyshim në lidhje me aftësinë e vaksinës së ardhshme.

“Ajo që ne shohim është një reagim shumë i fortë i qelizave T, që është objektivi i shumicës së ekspertëve në përpjekje të zbulimit të sjelljes së virusit tek njeriu. Këto rezultate janë vërtet një lajm i mirë për zhvillimin e vaksinës.”- ka thënë  Dr.Alessandro Sette, i cili mori pjesë në këtë studim.

Në grupin e ekzaminuar, kishte subjekte që ishin imunë, pavarësisht se nuk kishin pasur kontakt me persona të prekur nga virusi.

Sipas ekspertëve të Kalifornisë, ky fenomen shpjegohet me faktin se këto subjekte auto-immune patjetër më parë kishin kontaktuar një tjetër virus që shkakton ftohje.  Prandaj do të kishte ndodhur një ndër-reaktivitet, i cili në disa individë siguronte mbrojtje ndaj  Covid-19.

Burimi: ilmeteo

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote studimi amerikan per covid-19 koronavirusi ne bote studimi amerikan per covid-19

Sondazh

Poll