Bota

Kishin punuar në të njëjtin lokal nate/ Dëshmia e ish-kolegut për vdekjen e Floyd: Polici e njihte, ishin zënë

10 Qershor 2020, 10:32 Nga DOSJA
Kishin punuar në të njëjtin lokal nate/ Dëshmia e

SHBA– Vrasja e 46-vjeçarit me ngjyrë, George Floyd ka bërë  bujë në mbarë botën, e ndërkohë një dëshmi e re ka dalë sa ipërket policit amerikan Derek Chauvin i cili vrau Floyd.

Sipas mediave të  huaja, një ish-koleg që kishte punuar me George Floyd-in dhe agjentin e policisë Derek Chauvin në një klub nate në Minneapolis, ka bërë me dije se Floyd dhe Chauvin kishin pasur asokohe përplasje dhe kjo ka të bëjë shumë me agresivitetin e skajshëm të treguar nga efektivi.

David Pinney, i cili  ka pranuar të bëjë një deklaratë të tillë, ka punuar me të dy në El Nuevo Rodeo një vit më parë. Pinney thotë se Chauvin ishte treguar shume agresiv edhe me disa drejtues të klubit, e për këtë arsye kishte fërkime me Floyd.

Pronarja e klubit, Maya Santamaria, e ka konfirmuar se dy burrat kishin punuar si truproja, por nuk ishte e sigurt nëse ata njiheshin më parë.

“Chavin kujdesej për sigurinë tonë jashtë orarit të vet zyrtar përgjatë 17 viteve që kemi qenë hapur si biznes.”-është shprehur ajo.

Sipas Santamarias, polici ishte gjaknxehtë dhe kishte gjithmonë i ekzagjeronte situatat.

Një ditë më parë miqtë, të afërmit dhe familjarët shprehën nderimet e fundit për George Floyd në një ceremoni private mortore në Hjuston. Pas ceremonisë, policia e Hjustonit shoqëroi kortezhin deri në qytezën Pearland, ku trupi i tij do të prehet pranë nënës së tij. Bashkia e Hjustonit u ndriçua me drita të kuqe e të verdha, ngjyrat e ekipit sportiv të shkollës së tij të mesme ku ai ishte një atlet i njohur.

Gjithashtu edhe qytete të tjera në SHBA, si Los Anxhelosi, Bostoni, Las Vegasi e Nju Jorku po ashtu u ndriçuan në ngjyra në kujtim të 46-vjeçarit.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota derek chauvin vrasja e george floyd derek chauvin vrasja e george floyd

Sondazh

Poll