Aktualitet

Task Forca për Turizmin, sherr mes socialistëve për shembjet IKMT/ Pjerin Ndreu: S’jemi policë rreshti, ia kam thënë dhe

10 Qershor 2020, 07:57 Nga DOSJA
Task Forca për Turizmin, sherr mes socialistëve për shembjet

DURRËS– Debate mes kryebashkiakëve dhe ministrit Sandër Lleshaj. Kështu është zhvilluar mbledhja e sotme e Task Forcës për Turizmin në Durrës. Në takimin e sotëm kanë qënë të ftuar të gjithë kryebashkiakët dhe prefektët e qarqeve, ndërsa mbledhja ‘dirigjohej’ nga dy ministrat, Blendi Klosi dhe Sandër Llesaj.

“Molla e sherrit” ka qënë puna e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, për të cilën kryebashkiakët Pjerin Ndreu dhe Voltana Ademi kanë kërkuar “llogari”. Ademi ka pretenduar se shembja po bëhet selektive, ndërsa Lleshaj iu përgjigj shkurt se nëse ka ndonjë informacion ta adresojë në institucionet përkatëse. Të dy kryebashkiakët kanë qënë dakord me faktin se duhet të njoftohen para shembjeve të IKMT-së në mënyrë që të mos ndikohet turizmi.

Pjerin Ndreu u shpreh se nuk ishte dakord me punën e IKMT-së duke shtuar se puna e tyre mund të dëmtonte turizmin në zonën që ai menaxhon duke shtuar se shqetësimin e tij, ia kishte shprehur edhe kreut të qeverisë, Edi Rama. Pas fjalës së tij, ndërhyri Lleshaj, i cili u shpreh se kishte shumë opinione për të dhënë por nuk mund të fliste para kamerave. Ai theksoi se IKMT-ja do të vijonte aksionin e saj dhe pa u marrë ‘mendje’ kryebashkiakëve për punën që duhet të bënin.

Ishte pikërisht debati i tyre, “shkaku” që detyroi ministrin Klosi që të largonte kamerat në mënyrë që palët të flisnin hapur dhe të adresonin të gjithë problemet.

Sezoni çdo vit në Shqipëri është hapur në mes të majit, por këtë herë për shkak të koronavirusit data është shtyrë dhe është vendosur më 15 qershor, ditë që përkon edhe me hapjen e kufijëve nga vendet e Bashkimit Europian (përveç Spanjës, e cila hapet plotësisht më 1 korrik.). Turistët e parë në Shqipëri për këtë vit do të mbërrijnë të premten, me një avion “charter”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blendi klosi mblidhet task forca per turizmin sander lleshaj blendi klosi mblidhet task forca per turizmin sander lleshaj

Sondazh

Poll