Aktualitet

“Nuk kërkojmë rritje të biletës”, Shoqata e Transportit sërish në protestë: Pikat e kryeministrit janë ndihmesë por

10 Qershor 2020, 08:19 Nga DOSJA
“Nuk kërkojmë rritje të biletës”, Shoqata e

TIRANË –Shoqata e Transportit është ngritur sërish në protestë ditën e sotme. Ata bëjnë thirrje për plotësimin e 4 kërkesave të reja. Operatorët vijojnë të këmbëngulin në heqjen e akcizës së naftës, rimbursimin e 30%, rimbursimi për kategoritë falas dhe heqja e TVSH-së për 2020-ën dhe vendosja e TVSH-së 6% për vitin e ardhshëm. Shoqata ka falenderuar kryeministrin Edi Rama, për zerimin e taksave dhe tarifave vendore, ndërsa shtojnë, se nuk janë të mjaftueshme për zgjidhjen e problemit të tyre.

Edhe në ekzistojmë, duhet marrë më seriozisht transporti. Asnjëri nga ju nuk është qartë si do funksionoj kapaciteti 70%. Asnjë operator nuk ka thënë rritje të biletës. Për ne të gjithë mund të udhëtojnë falas, nëse na rimburson shteti. Pikat e kryeministrit janë ndihmesë po jo zgjidhje për transportin.Është një ndihmë shumë minimale, edhe taksat, është hap shum i mirë, por jo zgjidhje e problemit”, tha njëri prej operatorëve.

Ndërkohë një tjetër operator u shpreh, se nëse nuk plotësohen kërkesat, rrezikojmë të bëhemi i vetmi vend pa publik.

Rrezikojmë të bëhemi i pari vend pa transport publik. Merini me vullnet pozitiv, janë kërkesa që nuk kërkojnë para po mbështetje. Në nuk kërkojmë rritje të biletës”, tha ai.

Ndërsa përfaqësuesi i operatorëve turistikë, kërcënoi, se nuk plotësohen kërkesat, nuk do të presë asnjë charter me turistë.

Në bllokojmë transportin për cdo turist. Nuk do presim asnjë charter nëse kërkesat nuk realizohen”, u shpreh ai.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e shoqates se transportit shoqata e transportit protesta e shoqates se transportit shoqata e transportit

Sondazh

Poll