Bota

Reflekton Kryebashkiaku i Londrës/ Urdhëron zhdukjen e të gjithë statujave të lidhura me skllavërinë

9 Qershor 2020, 14:52 Nga DOSJA
Reflekton Kryebashkiaku i Londrës/ Urdhëron zhdukjen e të

LONDËR-Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan ditën e sotme ka dhënë urdhër që të gjithë monumentet e kryeqytetit të cilat paraqesin figurat e lidhura skllavërinë apo pronarët e plantacioneve të ekzaminohen. Kjo vjen pasi një ditë më parë protestuesit e të drejtave civile rrëzuan dhe hodhën në lumë statujën e fisnikut britanik Edëard Colston në Bristol, i njohur për tregtinë e skllevërve në shekullin e 16-të. Ndër të tjera ai tha se tregtia e skllevërve ka qenë faktor i pasurisë që Anglia zotëron sot.

Kryebashkiaku Khan u shpreh se reforma do të përfshijë emrat e rrugëve, të ndërtesave e pllakatat publike, dhe do të kryhet nga një komision që do të punojë për të siguruar që emërtimet të reflektojnë diversitetin e Londrës.

“Është një e vërtetë e sikletshme që vendi ynë i detyrohet një pjesë pasurisë së tij rolit në tregtinë e skllevërve. Protestat e grupit Black Lives Matter me të drejtë e kanë sjellë këtë në vëmendjen e publikut dhe është e rëndësishme që ne të punojmë së bashku për të sjellë ndryshimin dhe të krijojmë një panoramë publike për të cilën të jemi krenarë”, tha kryebashkiaku.

Burimi:TheGuardian 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sadiq khan sadiq khan

Sondazh

Poll