Hidhte mbetjet në lumin Fan, gjobitet me 20 milionë lekë fabrika e bakrit në Fushë- Arrëz
9 Qershor 2020, 12:07Nga DOSJA
Fushë-Arrëz: Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka gjobitur me 20 milionë lekë “Fabrikën e Bakrit” në Fushë Arrëz. Ky vendim është marrë pasi kjo fabrikë hidhte mbetjet e saj në lumin Fan.
Njoftimi:
Operacion kundër krimeve mjedisore përgjatë rrjedhës së lumit Fan Fushë Arrëz – Gjobitet fabrika e pasurimit të bakrit Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ushtruar kontroll në “Fabrikën e Bakrit” Fushë Arrëz, sipas planit të masave të hartuara enkas për vijat ujore në vend. Gjatë këtij kontrolli u konstatua se kjo fabrikë shkarkonte ujërat e ndotura industriale në lumin Fan, duke sjellë si pasojë ndotjen e lumit. Ndaj këtij subjekti, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer. IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.
Më3 qershor Dosja.al denoncoime video ndotjen e lumit të Fanit të Madh. Ujërat e këtij lumi janë tejet të ndotur, aq sa në video kanë marrë ngjyrë të zezë. Fabrika e bakrit në këtë zonë i është dhënë me koncension një kompanie turke “BER-ONER”.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Policia e Shtetit ka arrestuar 38-vjeçarin, Nadir Lutaj, i cili ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej për trafik të lëndëve narkotike.38-vj...
BERAT– Agjencia e Zonave të Mbrojtura në Berat, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar një video, ku shihen dhi të egra afër majës ver...
ELBASAN– Ka kaluar vetëm një ditë nga atentati ndaj Ardian Çapjas dhe Policia është vënë në kërkim të autorëve të ngjarjes. Dosja.al ka siguruar një pamj...
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu u ka bërë një “dush të ftohtë” të gjithë vartësve të tij. Sipas tij, punonjësit e Policisë nuk po ko...
Dibër- 5 ditë më parë disa persona kanë tentuar të rrëmbejnë disa fëmijë në fshatin Ushtelenxë të Dibrës. Një banor ka treguar në një video të publikuar nga Sa...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit ka “postuar” sot tre formularë për tre persona, të cilët brenda 48 orëve duhet që të plotësojnë formularin e vetëdeklarim...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka mbledhur sot në një takim online të gjithë vartësit e tij. Në fjalën e tij para drejtuesve Vendore dh...
DUBAI– Vrasja e shqiptarit, Flamur Beqiri, para shtëpisë së tij natën e Krishtlindjes të 2019, tronditi opinionin publik në Londër, por edhe Shqipërinë. Ai u vr...