Aktualitet

Tentoi të kalonte heroinë në portin e Vlorës, i dënuar me 8 vite burg nga Krimet e Rënda, arrestohet 38-vjeçari (EMRI)

9 Qershor 2020, 12:05 Nga DOSJA
Tentoi të kalonte heroinë në portin e Vlorës, i dënuar

TIRANË– Policia e Shtetit ka arrestuar 38-vjeçarin, Nadir Lutaj, i cili ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej për trafik të lëndëve narkotike.

38-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 8 vite burg pasi në vitin 2013 tentoi në portin e Vlorës me 4.5 kg herioinë të fshehur në makinë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vijojnë operacionet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Gjatë operacionit kapet dhe vihet në pranga një 38-vjeçar, i dënuar për trafikim të drogave të forta.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, paraditen e sotme, nga Seksioni i Kërkimit në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, në rrugën rrugën “Todi Shkurti”, pas informacioneve të marra në rrugë operative, u kap shtetasi Nadir Lutaj, 38 vjeç, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në vitin 2013, në pikën e kalimit kufitar Vlorë, brenda një automjeti janë gjetur 8 pako me peshë 4.5 kg lëndë narkotike heroinë dhe është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, si dhe është shpallur në kërkim pronari i mjetit, Nadir Lutaj.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nadir lutaj policia e shtetit nadir lutaj policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Qershor 2020, 11:43

Dhitë e egra pushtojnë majën e Tomorrit (VIDEO)

BERAT– Agjencia e Zonave të Mbrojtura në Berat, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar një video, ku shihen dhi të egra afër majës ver...