Aktualitet

OFL-ja sërish në aksion pas koronavirusi, Lleshaj kërkon rezultate tek vartësit: Ata që i kanë ‘llogaritë’ e

9 Qershor 2020, 10:13 Nga DOSJA
OFL-ja sërish në aksion pas koronavirusi, Lleshaj kërkon

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka mbledhur sot në një takim online të gjithë vartësit e tij. Në fjalën e tij para drejtuesve Vendore dhe Qëndrore, Lleshaj foli edhe për OFL-në.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se puna ishte ngadalësuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, megjithatë tani do të fillonte me kapacitet të plotë.

OFL-ja është maja e shigjetës që duhet të godas krimin e organizuar. Ka pas një periudhë të ndryshimit të ritmit përsa i përket pandemisë, po kjo periudhë tashmë ka përfunduar. Ka nisur puna dhe po kërkohet sërish llogari. Edhe rastet e ditëve të fundit tregojnë që krimi duhet goditur, gjithashtu tregohet puna e strukturave të policisë, të cilat po punojnë për parandalimin e krimin. Këta persona që i kanë llogaritë e pambyllura me ligjin duhet ta ndjejnë presionin me kufizime. Kufizime për lëvizje jashtë dhe brenda vendit. Të dyja këto instrument duket të përdoren me evikasitet,”-tha Lleshaj në fjalën e tij.

Më tej në fjalën e tij, Lleshaj ka folur ndotjen e lumenjve, aksionin anti-kanabis dhe për skandalet e abuzimeve që janë denoncuar në media dhe kanë pasur të përfshirë efektivë Policie.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbledhja me drejtoret e policise 9 qershor ofl sander lleshaj mbledhja me drejtoret e policise 9 qershor ofl sander lleshaj

Sondazh

Poll