Aktualitet

Vrasja e ‘bosit’ të drogës, Flamur Beqirit/ Arrestohet në Dubai porositësi i krimit, kush është Amir Mekky? (VIDEO)

9 Qershor 2020, 10:12 Nga DOSJA
Vrasja e ‘bosit’ të drogës, Flamur Beqirit/ Arrestohet

DUBAI– Vrasja e shqiptarit, Flamur Beqiri, para shtëpisë së tij natën e Krishtlindjes të 2019, tronditi opinionin publik në Londër, por edhe Shqipërinë. Ai u vra tragjikisht natën e shenjtë, para syve të gruas dhe fëmijës së tyre në Britaninë e Madhe.

Kujtojmë se Beqiri  jetonte në një lagje të pasur të Londrës dhe drejtonte një kompani diskografike, ndërkohë kishte edhe një motër,  Misse Beqiri e cila është një nga personazhet televiziv në Britani.

Ndërkohë në lidhje me vrasjen e shqiptarit një tjetër zhvillim i rëndësishëm është mësuar nga autoritetet në Dubai, të cilët raportojnë se kanë arrestuar bosin e drogës, Amir Mekky. Ky i fundit fshihej në Dubai që kur u arratis nga Spanja pas një operacioni të dështuar të policisë.

Ai dyshohet se është kreu i bandës që ka porositur vrasjen e Flamur Beqirit në dhjetor të  2019. Mediat e huaja shkruajnë se forcat speciale e kanë arrestuar pak atë.

Kujtojmë se vrasja e Flamur Beqirit në Londër, u përfol gjatë dhe bëri bujë edhe në mediat shqiptare. Ndërkohë në fillim të vitit 2020, autoritetet daneze arrestuan 22-vjeçarin, e quajtur Anis Fouad Hemissi. Boksieri akuzohet se ka bërë ekzekutimin e shqiptarit. Mediat e huaja shkruajnë se ai  është ekstraduar për në Londër ku pritet të dalë përpara gjykatës.

Flamur Beqiri u vra ditën e Krishtlindjes në pragun e vilës së tij 1.5 milionë euroshe në Londër. Disa persona qëlluan shqiptarin për vdekje duke e lënë të shtrirë në pragun e vilës, në sy të gruas dhe djalit. Beqiri nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Ai njihej si një producent muzikor, por ishte proceduar në vitin 2008 për futjen e një sasie kokaine me vlerë 2 milionë dollarë në Skandinavi. Shqiptari i njohur gjithashtu si ‘Alex’ ishte larguar nga Suedia 5 vite më parë pasi ishte kërcënuar me jetë. Ai u zhvendos në Britani dhe pas martesës bleu një shtëpi në një nga zonat më të mira të Londrës, vetëm 8 minuta larg shkollës ku shkon edhe djali i princit William dhe dukeshës Kate, princi George. Më 22 janar policia në Danimarkë arrestoi 22-vjeçarin Anis Hassimi për ekzekutimin e të riut.

Burimi: Duabailad

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amir mekky flamur beqiri amir mekky flamur beqiri

Sondazh

Poll