Aktualitet

“Vij çdo muaj në kishën e Laçit”/ Rrëfimi i gruas që të lë me “gojë hapur”: Më shëroi djalin që qëndroi 4 m

9 Qershor 2020, 11:22 Nga DOSJA
“Vij çdo muaj në kishën e Laçit”/

Laç-Dhjetëra pelegrinë kanë shkuar sot për ritualin e përvitshëm në Kishën e Shna Ndout në Laç për ditën e fundit të 13 të martave. Prej më shumë se dy muajsh, nuk mund të shkonin në Kishë pasi u mbyll gjithçka nga pándemia e korònavirusit. Me lehtësimin e masave, dita e sotme mund të konsiderohet si një ndër ditët me fluksin e pelegrinëve.

Një grua nga Malësia e Madhe ka folur për Fax News duke treguar se shkon të martën e parë të çdo muaji në Kishën e Laçit prej mrekullisë që i ka bërë me djalin, i cili pësoi aksident të rëndë disa vite më parë.

“Ka 8 vjet që vij një herë në muaj, çdo të martë të parë sepse ka bërë mrekulli. Më ka pas bërë djali një aksident me motor, më ka qëndruar 4 muaj në koma. 5 vjet nuk ka mundur të lëvizë, ka bërë 15 operacione. Falë Kishës së Shna Ndout sot është në punë e i fejuar”, tha ajo.

Një pjesë e madhe e njerëzve besojnë tek mrekullia që bën Kisha e Laçit dhe nuk hezitojnë që të luten apo ndezin qirinj duke shpresuar zgjidhje për problemet që mund të kenë.

Marrë nga Fxweb.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gruaja rrëfen mrekullinë kisha e shna ndout gruaja rrëfen mrekullinë kisha e shna ndout

Sondazh

Poll