Aktualitet

Panik në Dibër/Disa persona me maska tentojnë të rrëmbejnë fëmijët, banorët: Ishin të armatosur, policët qeshnin kur

9 Qershor 2020, 10:54 Nga DOSJA
Panik në Dibër/Disa persona me maska tentojnë të

Dibër- 5 ditë më parë disa persona kanë tentuar të rrëmbejnë disa fëmijë në fshatin Ushtelenxë  të Dibrës. Një banor ka treguar në një video të publikuar nga Sali Berisha se personat kanë qenë të maskuar dhe kanë tentuar të rrëmbejnë fëmijët.  Ai shprehet se policia nuk u ka marrë as deklaratën.

“Po mundohemi me ca miq të mi që të gjejmë se kush janë këta persona, pòlicia nuk na mori deklaratë, na tha që ta mbyllnim këtë punë. Fëmijët nuk dalin nga shtëpia nga frika. Fëmijëta janë 8-9 vjeç, dhe thonë se ata persona kanë qenë me pistoleta, ne menduam që kanë qenë grabitës, ndërkohë që policët zgërdhiheshin kur iu thamë. Si mund të vijnë persona pa targa në fshat, kanë qenë me maska, të vinë dhe të na thonë kush janë”, shprehet një tjetër banor.

Ndërkohë një fëmijë ka treguar se një nga personat ka dashur të rrëmbejë motrën e tij. “Erdhi një makinë pa targa dhe me maskë, erdhën me makina të zeza dhe blu, nuk lexonte as policia dhe asnjë gjë, donin që të vidhnin motrën time që është aty. KUr shkuam të shtëpia u thamë prindërit”, shprehet një fëmijë i mitur. Për këtë ngjarje deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banorëte dibrës në panik rrëmbim fëmijësh në dibër banorëte dibrës në panik rrëmbim fëmijësh në dibër

Sondazh

Poll