Aktualitet

FUSHËPAMJE si në pëllëmbë të dorës, si dukej shtëpia e Ardian Çapjas nga lupa e snajperit, shihte çdo lëvizje nga vil

9 Qershor 2020, 11:30 Nga DOSJA
FUSHËPAMJE si në pëllëmbë të dorës, si dukej

ELBASAN– Ka kaluar vetëm një ditë nga atentati ndaj Ardian Çapjas dhe Policia është vënë në kërkim të autorëve të ngjarjes. Dosja.al ka siguruar një pamje nga vendi ku dyshohet se autorët kanë pikëtuar shënjestrën e tyre dhe e kanë pritur me durim deri në momenti kur ai do të dilte nga banesa, me vigjilencë të ulur.

Siç duket edhe nga pamja e mëposhtme, autorët dhe më kryesori “snajperisti” ka pasur një fushëpamje të qartë të 55-vjeçarit, gjë që shpjegon edhe vendin ku ka qëlluar, shumë pranë zemrës. Por sërish nuk ia doli që të kryente “misionin” e tij.

Grupi hetimor ka kryer kontrolle edhe në këtë zonë, por nuk ka gjetur asnjë provë që mund t’i çojë tek autorët

Plagosja e Ardian Çapjas ndodhi mëngjesin e djeshëm në zonën e Krastës në Elbasan. “Koka” e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ra pre për herë të tretë e një atentati, ku u qëllua me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.

 Ai ndodhet në spital, ku edhe ka dhënë dëshminë e tij. 55-vjeçari se ka pranuar plagosjen e tij por është shprehur se në shpatull i është ngulur një shufër hekuri.

Policia nga ana tjetër ka nisur me shoqërimet, ku mes tyre kanë qënë edhe pjesëtarë të fisit, duke dërguar në Komisariat të paktën 20 persona.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja plagoset ardian capja ardian capja plagoset ardian capja

Sondazh

Poll