Aktualitet

‘Sezoni’ i kanabisit, kryepolici Ardi Veliu “dush të ftohtë” vartësve: S’po i kontrolloni siç duhet zonat me risk

9 Qershor 2020, 11:04 Nga DOSJA
‘Sezoni’ i kanabisit, kryepolici Ardi Veliu “dush të

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu u ka bërë një “dush të ftohtë” të gjithë vartësve të tij. Sipas tij, punonjësit e Policisë nuk po kontrollojnë siç duhet zonat me risk të lartë për kultivim kanabisi.

Në një dokument të janarit të vitit 2020, Ardi Veliu u kërkon vartësve të tij që kanabiasi tashmë nuk mbillet më në pyje, por në ambientet e mbyllura si tunele, magazina, depo, ish-reparteve ushtarake etj.  Ai shton se kontrollet nuk po bëhen siç duhet, pasi kërkimet tani bëhen veçanërish nga ajri dhe nëpër zonat pyjore. 

Në urdhrin e tij, Veliu shpreh hapur kritikat për uniformat blu për kontrollin jo të plotë në zonat me risk të lartë për kultivimin e kanabisit.

Përgjatë gjithë vitit 2020, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka kërkuar kontrolle të plota në terren kudnër kanabisit. Sipas ministrit policët duhet mbajnë përgjegjësi për çdo rrënjë kanabisi që do gjendet në zonën e tyre. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu policia e shtetit urdhri i veliut per policet ardi veliu policia e shtetit urdhri i veliut per policet

Sondazh

Poll