Aktualitet

Dhitë e egra pushtojnë majën e Tomorrit (VIDEO)

9 Qershor 2020, 11:43 Nga DOSJA
Dhitë e egra pushtojnë majën e Tomorrit (VIDEO)

BERAT– Agjencia e Zonave të Mbrojtura në Berat, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar një video, ku shihen dhi të egra afër majës veriore të malit të Tomorrit.

Siç shkruan edhe Agjencia, ky nuk është ndër rastet e vetme kur janë ndeshur këto kafshë të mrekullueshme gjatë lëvizjes nëpër shteg drejt majës së malit janë bërë të shpeshta.

Në postimin në Facebook, Agjencia e Zonave të Mbrojtura Berat, tregon një prezencë të shtuar të këtyre specieve në Parkun Kombëtar Tomorr dhe veçanërisht në këtë zonë.

 “Dhi te egra afer majes veriore te Malit te Tomorrit!
Tashme , rastet kur i ndesh keto kafshe te mrekullueshme gjate levizjes neper shtegun drejt majes veriore te Tomorrit jane bere te shpeshta,çfare tregon nje prezence te shtuar te ketyre specieve ne Parkun Kombetar Tomorr dhe veçanerisht ne kete zone.#adzmberat.”– është shkruar krahas videos.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mali i tomorrit mali i tomorrit

Sondazh

Poll