Sport

VIDEO/Balotelli-Brescia luftë nervash, sulmuesi shkon në stërvitje por klubi i mbyll derën

9 Qershor 2020, 11:24 Nga DOSJA
VIDEO/Balotelli-Brescia luftë nervash, sulmuesi shkon në

ITALI– Telenovela Balotelli-Brescia është pasuruar me një episod të ri. Sulmuesi u paraqit në qendrën sportive këtë mëngjes për të rifilluar stërvitjen, por klubi vendosi të mos e lejojë lojtarin të hyjë brenda. Në bazë të ‘jo-së’ së bujshme, sipas asaj që raportohet nga ‘La Gazzetta dello Sport’, ka çështje burokratike në lidhje me këtë ngjarje. Pozicioni i klubit është ky: dje në mbrëmje rreth orës 9.30 Balotelli dërgoi një vërtetim nga mjeku i tij i përgjithshëm që ishte rikuperuar.

Por sipas klubit , emaili mbërriti jashtë orarit të punës duke e bërë të pamundur komunikimin me drejtuesit e klubit. Kjo ngjarje është përjetësuar nga pamjet që kanë pushtuar titujt kryesorë të mediave italiane dhe po bëjnë xhiron e botës.

Gjithsesi, ky është fundi i pritshëm i një raporti të krisur prej javësh. Në fakt, Balotelli dhe klubi italian ishin përfshirë në polemika të forta, ndërsa sulmuesi nuk ishte paraqitur në grumbullimin e skuadrës ditët e fundit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport balotelli brescia balotelli brescia

Sondazh

Poll