“E keni falur Ramën për grushtin e shtetit? Meta: Pyetja fjalim mbaroi…sot kemi punë me standardet
TIRANË- Presidenti Ilir Meta preferoi të mos jepte më shumë detaje nëse me kryeministrin Edi Rama është në paqe apo në luftë. I pyetur nga gazetarja Ambrozia Meta në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit, se a e ka falur kryeministrin Edi Rama, për atë që Meta e quante “grusht shteti”, presidenti tha se tani është koha për të kapur standartet evropiane.
“Pyetja fjalim mbaroi si puna e pishës flamur. Ishte për çështjet e integrimit evropian. Për këto çështje jam i disponueshëm dhe kam bërë çdo gjë që Shqipëria të mos humbasë kohën që ka marrë për këto negociata. E nisëm me Kroacinë dhe ishim shumë para Malit të Zi apo Serbisë. Sot jemi në një situatë jo shumë pozitive dhe shumë qytetarë kanë humbur besimin tek standardet evropiane për vendin tonë. Të rikthejmë shpresën tek qytetarët tanë.”,-tha Meta.
Deklarata u bë në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Integrimin. Në takim morën pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Rudina Hajdari dhe një sërë krerësh të institucioneve, bashkë me kryenegociatorin Zef Mazi. Theksi i palëve ishte tek dakordësia për zgjedhoren dhe ecja përpara me plotësimin e 15 pikave para hapjes së negociatave.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Sa hyri, doli nga mbledhja për Integrimin, Rama batuta me gazetarët: M’u duket se më thirrët, jashtëzakonisht i kënaqur
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Pasi lexoi fjalën e tij para të gjithë të pranishëmve,...
Mospërfshirja në diskutimet e reformës zgjedhore, kërcënon Murrizi: Mund të ketë edhe qëndrim radikal
TIRANW-Kreu i Grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi pas takimit me krerët e partive të vogla, bëri me dije planin e opozitës së re. Ai tha se ditën e nesë...
“Patjetër zonja Topalli”/ Rama thumbon Hajdarin, pse iu kujtua ish-kryeparlamentarja sot? (IRONIA PASI I PREU FJALËN)
TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu as sot thumbat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, teksa po fliste në lidhje me ecurinë e procesit të negociatave me...
Anëtarësimi në BE, Soreca: Gjithçka në duart tuaja, KE do prezantojë së shpejti kuadrin negociues
TIRANË-Ambasadori i BE, Luigi Soreca përgëzoi palët për arritjen e një marrëveshje për reformën zgjedhore. Duke folur nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të ...
“Mund të takohemi tek Baba Mondi”, Rama ultimatum palëve: Kjo është hera e fundit që reformat bëhen nëpër ambasada,
TIRANE- Kryeministri Edi Rama e ka thënë sot prerazi se Reforma Zgjedhore është marrëveshja e fundit që realizohet me ndërhyrje të ndërkombëtarëve për konsensus...
Problemet me ndotjen, ministri Lleshaj “gjen zgjidhjen” e pamenduar: Më mirë t’i lëmë në mes të qytetit, sesa në lu
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim online me drejtuesit Qendrorë dhe Vendorë të Policisë së Shtetit.Fillimisht, Lleshaj ka...
Integrimi, Rama: Jemi gati të hapim faqe të re, e bëjmë për fëmijët tanë jo për Brukselin, Berlinin e Parisin
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Këshillin Kombëtar. Rama tha se integrimi i Shqipërisë dhe plotësimi i detyrave të dhëna nga Bashkimi Evropian, bë...