Politike

9 Qershor 2020, 10:52 Nga DOSJA

TIRANË- Buzagas ka dalë nga Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, presidenti i vendit Ilir Meta. I pyetur nga gazetarët lidhur me datën 9 maj 2021, si një datë e mundshme për zgjedhjet e ardhshme referuar deklaratës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Meta tha se është shpejt për të caktuar ditën e zgjedhjeve.

“Mendoj që mbledhja e sotme e këshillit ishte e rëndësishme për të kujtuar detyrat e mëdha që na presin sepse theksoj se metodologjia e re e ezgjerimit, siç ofron avantazhe për vendet që iu qëndrojnë detyrimeve të tyre mund të kthejë edhe kthim pas të procesit, dua të theksoj edhe dakordësinë e fundit të KP për Reformën Zgjedhore, jo si një marrëveshje që zgjidhi gjithçka por si një hap i mjaftueshëm për dakordësinë. Zgjedhjet e lira duhet që të legjitimojnë gjithçka në vend. Padyshim që cilësia e zgjedhjeve është kryesore. Po të ishte për datën, për mua le të ishte që dje. Mbetet shumë punë për të treguar përgjegjshmëri në këtë proces që po monitorohet ngushtë nga vendet anëtare.”,-tha Meta. 

Deklarata u bë në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Integrimin. Në takim morën pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Rudina Hajdari dhe një sërë krerësh të institucioneve, bashkë me kryenegociatorin Zef Mazi. Theksi i palëve ishte tek dakordësia për zgjedhoren dhe ecja përpara me plotësimin e 15 pikave para hapjes së negociatave.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta keshilli kombetar i integrimit ilir meta keshilli kombetar i integrimit

Sondazh

Poll

Politike 9 Qershor 2020, 10:27

TIRANE- Kryenegocatori i Shqipërisë në kapitullin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, Zef Mazi ka folur sot për herë të parë pas emërimit. Mazi, i cili mori pje...

Politike 9 Qershor 2020, 09:50

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka zhvilluar sot një takim me të gjithë drejtuesit Vendorë dhe Qëndrorë të Policisë së Shtetit. Lleshaj ka pë...