Politike

Meta përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Luginën e Preshevës: Bashkëpunimi i tyre me faktorin ndërkombëtar forco

9 Qershor 2020, 08:53 Nga DOSJA
Meta përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Luginën e

TIRANËPresidenti Ilir Meta ka përshëndetur dorëzimin e listës së përbashkët të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës, të cilët do të jenë pjesëmarrëse të zgjedhjeve të 21 qershorit në Serbi. Sipas Metës, pjesëmarrja masive e shqiptarëve në zgjedhje dhe bashkëpunimi i partive shqiptare me faktorin ndërkombëtar, do të forcojnë zërin e popullsisë shqiptare, në funksion të plotësimit të të drejtave të tyre në Serbi.

Postimi i plotë

Përshëndes ngrohtësisht dorëzimin e listës së përbashkët të partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës për zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit. Shpreh bindjen se pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhje, bashkëpunimi i të gjitha subjekteve poliike për rritjen e përfaqsimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar, do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare, në funskion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta partite shqiptare ne luginen e preshevës ilir meta partite shqiptare ne luginen e preshevës

Sondazh

Poll