Politike

Votimi i Kodit të Ri Zgjedhor/ Murrizi s’lëviz nga 3 kërkesat, nis takimet me të vegjëlit: Kemi qëndrim radikal, nesër

9 Qershor 2020, 07:00 Nga DOSJA
Votimi i Kodit të Ri Zgjedhor/ Murrizi s’lëviz nga 3

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar “Demokrat”, Myslim Murrizi u takua ditën e sotme me disa kryetarë të partive të vogla. Në fokus të takimit ishte reforma zgjedhore dhe kërkesat e opozitës parlamentare për të dhënë votat pro për miratimin e Kodit të Ri Zgjedhor. Gjatë takimit, Murrizi parashtroi sërish kërkesat e opozitës në Kuvend për të dhënë votën, dhe ato janë të pandryshuara; listat e hapura, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe vota e emigrantëve.

Sipas Murrizit, listat e hapura përdoren në 23 nga 27 vende të BE. Njëkohësisht ai u shpreh se 3 partitë më të mëdha tremben nga vota e emigrantëve. Deputeti demokrat vijoi më tej duke thënë se jemi i vetmi vend ku në 30 vite nuk njihen zgjedhjet. “Ne kemi kërkuar lista të hapura, votë emigrantësh dhe administratë zgjedhore. T’i japim mundësi qytetarëve të zgjedhin. Të jemi 1 herë të vetme të qetë në zgjedhje. Jemi i vetmi vend që në 30 vjet nuk kemi njohur zgjedhjet“, u shpreh Murrizi.

Ndërkohë pas takimit, Murrizi u ndal për mediat, ndërsa bëri me dije lëvizjet e radhës të opozitës së re. Murrizi tregoi se ditën e nesërme do të takohen me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, ndërsa më pas me kryeministrin Edi Rama. Deputeti demokrat përsëriti qëndrimin e opozitës së re, për të mos votuar reformën zgjedhore. Ndër të tjera ai paralajmëroi edhe një qëndrim radikal, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

“Nesër do takojmë kryetarin e parlamentit për të diskutuar pse anashkalohet institucioni më i lartë që është parlamenti. Presim që pas orës 9 të jemi edhe një takim me kryetarin e PS zotin Rama. Hap pas hapi të gjitha do ti shikojmë, mund të ketë edhe një qëndrim radikal”, tha Murrizi.

Opozita Parlamentare ka deklaruar më herët se nuk do të bashkojë votat me mazhorancën për reformën zgjedhore, nëse nuk plotësohen kushtet e listave të hapura, vota e emigrantëve  dhe ndryshimi i administratës zgjedhore. Gjithashtu deputetët e opozitës në parlament i dërguan një letër ambasadorëve Luigi Soreca dhe Yuri Kim, ku u shprehën të ofenduar për mospërfshirje në tryezën e diskutimeve, ndërsa parashtruan edhe kërkesat e tyre.

(g.sh/dosjal.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslym murrizi opozita e re reforma zgjedhore myslym murrizi opozita e re reforma zgjedhore

Sondazh

Poll