Sport

Pato rikthehet pas në kohë: Pato, Robinho dhe Allegri, ju tregoj Milanin kampion

8 Qershor 2020, 15:26 Nga DOSJA
Pato rikthehet pas në kohë: Pato, Robinho dhe Allegri, ju tregoj

Alexandre Pato së fundmi ka folur mbi përvojën e tij te Milani dhe titullin e fituar me kuqezinjtë në sezonin 2010-2011. Braziliani është një ndër lojtarët më emblematikë të Milanit, edhe pse karriera e tij mori një drejtim të paparashikueshëm prej dëmtimeve.

“Ishte viti i parë i trajnerit Allegri dhe kishim ekip gazmor. Ibrahimoviç ishte shumë serioz, ndërsa Robinho gjithmonë i buzëqeshur. Ata na dhanë një dorë të madhe për të fituar titullin atë vit”, shprehet Pato..

“Ishim një grup i bashkuar. Allegri gjithmonë na bënte stërvitje të vështira dhe nuk na linte të merrnim frymë. Klubi e mbështeti shumë. Ne arritëm të fitonim kampionatin, sepse të gjithë donim të luanim dhe të bënim mirë për Milanin. Allegri solli dëshirën për të fituar”.

“Ai titull është pjesë e lëkurës sime. Unë shkova te Milani kur isha 17 vjeç. Kur fituam, hoqa një barrë. Do të dëshiroja që Milani të kthehej për të fituar një titull tjetër sa më shpejt të jetë e mundur. Ua uroj lojtarëve që luajnë atje”, e mbyll Pato.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport allegri milan pato allegri milan pato

Sondazh

Poll