Aktualitet

Ardian Çapja hyn në operacion, plaga në shpatull dhe traumë në kokë nga rrëzimi pasi u qëllua…snajperi ishte me numra

8 Qershor 2020, 10:19 Nga DOSJA
Ardian Çapja hyn në operacion, plaga në shpatull dhe

TIRANË- Spitali i Traumës është vendosur nën masa tejet të rrepta sigurie pas mbërritjes së 55-vjeçarit Ardian Çapja, i cili ngeli i plagosur në një atentat që ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Burime për Dosja.al sqaruan se gjendja e Çapjas është jashtë rrezikut për jetën, por tanimë ai i është nënshtruar një operacioni për nxjerrjen e plumbit që ka marrë në shpatull.

Me fraktura në kokë është parë teksa hyn në spitalin e Traumës në Tiranë, 55-vjeçari, pasi dyshohet se është lënduar teksa është rrëzuar në tokë pasi është qëlluar me snajper. Ndërkohë që të tjera informacione vijnë nga vendi ku ka ndodhur ngjarja.

Burime nga grupi hetimor i thanë dosja.al, se arma e gjetur në makinën e djegur të autorëve është një snajper i modifikuar, me numra të fshirë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet. I plagosur ka ngelur edhe një zjarrfikës i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja plagoset ardian capja ardian capja plagoset ardian capja

Sondazh

Poll