Aktualitet

Tjetër NGJARJE e rëndë në ELBASAN/ Pas atentatit ndaj Çapjave, plagoset edhe zjarrfikësi, kishte shkuar për të shuar zja

8 Qershor 2020, 09:00 Nga DOSJA
Tjetër NGJARJE e rëndë në ELBASAN/ Pas atentatit ndaj

ELBASAN– Një tjetër i plagosur ka mbetur nga përplasja me armë zjarri në Elbasan. Pasi autorët dogjën makinën, dhe u larguan nga vendngjarja, në zonën e Fushëmbretit shkuan zjarrfikësit për të shuar zjarrin.

Por makina ishte e mbushur me plumba dhe njëri prej tyre shpërtheu duke plagosur një zjarrfikës. Ende nuk dihen detaje për gjendjen e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.

I plagosur ka ngelur edhe një zjarrfikës i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve. Për fat të mirë, efektivi është në gjendje të mirë për jetën. Akoma nuk dihet identiteti i autorëve, por dyshohet se shkak mund të jetë një konflikt për territoret në Elbasan. Ajo që është më kontradiktore në këtë ngjarje është këmbëngulja e familjarëve për të mos pranuar atentatin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan plagosje ne elbasan elbasan plagosje ne elbasan

Sondazh

Poll