Aktualitet

Epidemiologu jep lajmin e mirë: Kina gënjeu për kurbën, Covid-19 ka humbur fuqinë fillestare, është bërë shumë i butë

8 Qershor 2020, 08:53 Nga DOSJA
Epidemiologu jep lajmin e mirë: Kina gënjeu për kurbën,

Tiranë- Epidemiologu shqiptar, Ilir Alimehmeti ka njoftuar në rrjetet sociale se  Kina ka gënjyer për periudhën kohore të origjinës së virusit. Duke iu refektuar një studimi të fundit ai shprehet se COVID-19 ka ekzistuar që në tetor të 2019. Po kështu, ai jep edhe një lajm të mirë, pasi shprehet se virusi është bërë shumë i butë.

Postimi i plotë i mjekut Ilir Alimehmeti:

Dy lajme shume te mira miqte e mi!  Nje superstudim shume teknik i University College London gjen se:. Origjina kohore e SARS-CoV-2 daton ndermjet dates 8 Tetor 2019 dhe 11 Dhjetor 2019. Pse eshte e rendesishme?  Sepse zbulon qarte se Kina genjeu dhe tregoi kurba te shtremberuara te epidemise.  Mbi genjeshtrat kineze u bazuan edhe 4 supermodelet e projeksioneve, me i famshmi Ferguson et al., te cilat detyruan te gjithe shtetet te zbatonin lockdoën-et dhe bllokimin e levizjeve.  Siç eshte thene edhe me pare, projeksionet bazohen mbi te dhena te meparshme. Nese ato jane genjeshtra, edhe modelet jane genjeshtra, si rrjedhoje masat shteterore kane qene te keqinformuara prej tyre. Ne ambientet teknike perdoret shprehja “Garbage in! Garbage out!”. 2. Ne 198 zona te ndryshme gjeografike te botes virusi po i nenshtrohet pershtatjes me njerezit, duke u zbutur. Tani mund ta themi me plot gojen qe virusi eshte shume me i bute se me pare, dhe mund ta themi te bazuar mbi evidenca dhe jo mbi thashetheme. Forza miqte e mi!  Natyra dhe imuniteti njerezor ka qene gjithnje me e forte se masat shteterore!  Miliona vite evolucion jane mbrojtje shume me e forte se dy-tre muaj mbyllje shteterore! Dr. Shk. Ilir Alimehmeti Epidemiolog Klinik Fakulteti i Mjekesise, UMT. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll