Aktualitet

EMRAT/ OFL-ja merr vrull, i nis 5 personave me SKEDË formularin, kanë 48 orë të justifikojnë pasurinë

8 Qershor 2020, 10:16 Nga DOSJA
EMRAT/ OFL-ja merr vrull, i nis 5 personave me SKEDË formularin, kanë

TIRANË-Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin katër të fortëve në Tiranë dhe një tjetri në Kavajë. Personat të cilët duhet të deklarojnë pasurinë e tyre janë Arsen Hysenaj, Klajdi Qirjo, Elvis Muça, Sejbi Kazazi dhe Daniel Meta.  Këta të fundit janë dënuar për vjedhje me dhunë dhe prodhim e shitje narkotikësh.

NJOFTIMI I PLOTË:

OFL, 8 qershor Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– A. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

– K. Q., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

– E. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

– S. K., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

– D. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ofl ofl

Sondazh

Poll