Aktualitet

DETAJE/ Përplasje me armë në Elbasan, pasi plumbat ‘kapën’ shënjestrën, autorët dogjën makinën për të zhdukur çd

8 Qershor 2020, 08:50 Nga DOSJA
DETAJE/ Përplasje me armë në Elbasan, pasi plumbat

ELBASAN– Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në afërsi të zonës së Krastës.

Autorët, pasi kanë përfunduar “misionin” e tyre, kanë braktisuar makinën në zonën e Fushë Mbretit dhe më pas i kanë vënë flakën për të zhdukur çdo gjurmë.

Mësohet se brenda në makinë ka pasur fishekë, por ata kanë shpërthyer si pasojë e nxehtësisë. Gjithashtu mjeti ka pasur targa false. 

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.

I plagosur ka ngelur edhe një zjarrfikës i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve. Për fat të mirë, efektivi është në gjendje të mirë për jetën. Akoma nuk dihet identiteti i autorëve, por dyshohet se shkak mund të jetë një konflikt për territoret në Elbasan. Ajo që është më kontradiktore në këtë ngjarje është këmbëngulja e familjarëve për të mos pranuar atentatin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan plagosje ne elbasan plagosjet ardian capja elbasan plagosje ne elbasan plagosjet ardian capja

Sondazh

Poll