Aktualitet

‘Na u rrëzua në shtëpi’/ Plagoset brenda banesës së tij Ardian Çapja, si u mundua familja ta fshihte NDODHINË, Polici

8 Qershor 2020, 09:04 Nga DOSJA
‘Na u rrëzua në shtëpi’/ Plagoset brenda banesës

ELBASAN– Ardian Çapja ka mbetur i plagosur, paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Fillimisht  familjarët e tij tentuan që të fshihnin ngjarjen, duke thënë se Çapja ishte rrëzuar në banesë por ishte Policia e Shtetit ajo që sqaroi ngjarjen.

Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia ka sqaruar se Çapja ka shkuar në urgjencën e spitalit të Elbsanit pasi ishte plagosur me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.06.2020, rreth orës 09.37,  në urgjencën  e spitalit Elbasan, është paraqitur  per ndihmë mjeksore shtetasi A.Ç., rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plagosur me armë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.

I plagosur ka ngelur edhe një zjarrfikës i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve. Për fat të mirë, efektivi është në gjendje të mirë për jetën. Akoma nuk dihet identiteti i autorëve, por dyshohet se shkak mund të jetë një konflikt për territoret në Elbasan. Ajo që është më kontradiktore në këtë ngjarje është këmbëngulja e familjarëve për të mos pranuar atentatin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja elbasan plagoset ardian capja plagosje ne elbasan ardian capja elbasan plagoset ardian capja plagosje ne elbasan

Sondazh

Poll