Aktualitet

Shpërdorim detyre dhe shkatërrim prone, AMT padit në SPAK Këshillin Bashkiak dhe IMT, Budina: Topi i ka kaluar prokurorëve

8 Qershor 2020, 09:59 Nga DOSJA
Shpërdorim detyre dhe shkatërrim prone, AMT padit në SPAK

TIRANË-Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë denoncimin e radhës në Prokurorinë e Posaçme. Aktivstë edhe aktorët janë mbledhur ditën e sotme përpara SPAK, ku kanë dorëzuar edhe padinë. AMT ka denoncuar Këshillin Bashkiak, për marrjen e vendimit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas tyre, Këshilli Bashkiak ka marrë kompetenca që nuk i takojnë, si dhe VKM-ja e kalimit të pronës së Teatrit nga pushteti qëndror në pushtetin vendor është antiligjore. Gjithashtu Aleanca ka paditur edhe Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, pasi nuk është bërë zbrazja e godinës, përpara se të bëhej shembja. Akuzat e AMT për Këshillin Bashkiak dhe IMT janë “shpërdorim detyre”, “shkatërrim prone” dhe “shkatërrim i veprave të artit”.

Regjisori Edmond Budina është shprehur se me rënien e Teatrit ra edhe sistemi i drejtësisë. Sipas tij, topi tashmë i ka kaluar prokurorëve që duhet të japin drejtësi.

“Ajo që po ndodh, mënyra sesi demokracia në shqipëri është marrë peng, ka bashkëpunim edhe të niveleve të dyta, të cilët nën justifikimin e bukës së gojës bëjnë veprim që kërcënojnë jetët tona.  Thirrja ime është për ndërgjegen e shoqërisë. nuk mund të bëhen shkelje flagrante, kur jetët tona u rrezikuan, në mes të ditës, si rezultat i këtyre firmave dhe shoqëria të mos reagojë.  Ne si shoqëri na takon ta gjejmë këtë zgjidhje.  Është shumë e rëndë ajo që ka ndodhur në Teatrin Kombëtar. Më vjen mirë që edhe subjekte opozitare kanë arritur më së fundi të reagojnë dhe me rënien e Teatrit Kombëtar ra edhe sistemi i drejtësisë. Prokurorët që punojnë duhet të ndihet të mbështetur nga njerëzit që kërkojnë drejtësi dhe topi ka kaluar në fushën e tyre dhe minimumi të fillojë hetimet dhe të shohim lëvizje konkrete. Me veprimet tona juridike do ta kthejmë Teatrin aty ku ishte. Do mbjellim prap shpresën se gjërat mund të bëhen prap në Shqipëri”, u shpreh Budina.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amt amt padit ne spak keshillin bashkiak te tiranes dhe imt amt amt padit ne spak keshillin bashkiak te tiranes dhe imt

Sondazh

Poll