Aktualitet

Snajperi e piketoi, kush është Ardian Çapja, bossi i “Universit” në Elbasan, i heshturi i fisit…urrejtja për mediat,

8 Qershor 2020, 09:42 Nga DOSJA
Snajperi e piketoi, kush është Ardian Çapja, bossi i

ELBASAN- Një ‘hitman’ me snajper ka tentuar që të ekzekutojë për herë të tretë, anëtarin e një prej fiseve më të njohura të Elbasanit, Ardian Çapja. Ai është qëlluar në shpatull teksa ndodhej në shtëpisë e tij, duke shënuar atentatin e disatë që i bëhet atij. Po kush është Ardian Çapja dhe përse kërkohet “koka” e tij?

Çapja është një emër i njohur në qytetin e Elbasanit, por edhe për drejtësinë, pasi ka qenë shoqëruar disa herë, ndërsa në vitin 2017 u ka shpëtuar dy atentateve me armë dhe eksploziv. Prej vitesh familja Çapja ka qënë e akuzuar si e përfshirë në botën e krimit duke humbur nga atentate dhe ekzekutime të ngjashme edhe shumë familjarë.

55-vjeçari, Çapja ka qënë i arrestuar më parë për vrasje të punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Këtë vit atij i shkoi edhe formulari për vetëdeklarimin nga OFL-ja, ku shkruhej se Ardiani dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhurapër motive hakmarrjeje. Gjithashtu dyshohet se ai së bashku me të afërm të tij ka kryer vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016.

Në vitin 2016 ai u arrestua sëbashku me Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën pasi qëlloi më armë ndaj policisë. Por edhe pse gjithaçka ishte e dokumentuar me video, Gjykata e shpalli Ardianin të pafajshëm. Ajo ishte hera e parë, që ai u prezantua publikut. Edhe pse me serum në dorë, ai sërish ka bërë çdo gjë që t’u shmangej kamerave. Në një moment ai ka ngritur mbi kokë edhe bluzën e kuqe që mbante veshur, për të mos lënë asnjë gjurmë tijën në rrjet, duke fituar edhe titullin “i heshturi”.

Por përveç akuzave ndaj tij deri më tani nuk ka asnjë provë. Ligjërisht ai është pronari i hotel Univesit në hyrje të qytetit të Elbasanit dhe vijonte i qetë jetën si biznesmen.

Edhe pse sot u plagos në shpatull, kjo nuk është hera e parë që Çapjes i kanoset jeta. Ai u ka shpëtuar dy atentateve ku persona ende të paidentifikuar kanë tentuar ta eliminojnë.

Atentati i parë ndaj tij ndodhi në dhjetor të vitit 2017, kur Çapja i shpëtoi breshërisë së automatikut nga persona ende të paidentifikuar që e ruanin prej kohësh dhe tentuan ta eliminonin. Autorët dinin me saktësi orën kur 55-vjeçari hynte dhe dilte nga banesa e tij dhe e qëlluan kur doli tek dera. Çapja dëgjoi të shtënat dhe u rifut me shpejtësi në banesë duke mundur t’i shpëtojë atentatit.

Nuk kaloi shumë kohë dhe në 6 gusht të 2017-ës, në makinën e tij vendosën një bombë. Por mesa duket Çapja ka lindur ‘me këmishë’ dhe ia doli që të shpëtonte edhe kësaj herë, pasi predha nuk shpërtheu.

Së fundmi, ai është bërë pjesë edhe e emisioneve televizive. Gazetari investigative, Artan Hoxha publikoi pak kohë më parë një foto tijën së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Mbetet për t’u parë, nëse edhe kësaj here Çapja do t’ja hedhë paq. Ndërkohë ende nuk dihet se kush është ‘dora’ që përpiqet ta eliminojë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.

I plagosur ka ngelur edhe një zjarrfikës i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve. Për fat të mirë, efektivi është në gjendje të mirë për jetën. Akoma nuk dihet identiteti i autorëve, por dyshohet se shkak mund të jetë një konflikt për territoret në Elbasan. Ajo që është më kontradiktore në këtë ngjarje është këmbëngulja e familjarëve për të mos pranuar atentatin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja elbasan plagoset ardian capja plagosje ne elbasan ardian capja elbasan plagoset ardian capja plagosje ne elbasan

Sondazh

Poll