Aktualitet

DINAMIKA/ Po rrinte në oborrin e shtëpisë, si u qëllua me snajper Ardian Çapja, ‘misteri’ i plagosjes së zjarrfikësit

8 Qershor 2020, 10:06 Nga DOSJA
DINAMIKA/ Po rrinte në oborrin e shtëpisë, si u qëllua me

ELBASAN- Beteja mes grupeve rivale në Elbasan është e hapur! 55-vjeçari Ardian Çapja ka qenë sërish fatlum ditën e sotme, kur ka arritur që t’i shpëtojë atentatit të tretë për të bërë ekzekutimin e tij. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Ardian Çapja ka qenë në pjesën e pasme të banesës, konkretisht në oborr, kur është qëlluar në largësi, nga një snajper.

Çapja është rrëzuar menjëherë ndërsa në ndihmë të tij kanë shkuar familjarët. Paralelisht, autori është larguar. Ka hipur në makinën e tij dhe është larguar për në FushëMbret. Pikërisht në këtë moment ai ka zbritur dhe më pas i ka vënë flakën makinës së vjedhur.

Për të shmangur me çdo kusht edhe identifikimin e tij, autori kiste vendosur edhe targa falso, duke shtuar dyshimet se atentati ka qënë i mirëmenduar në detaje.

Pas lajmërimit për zjarr, në Fushëmbret kanë shkuar menjëhërë forcat zjarrfikëse. Me nxitim për të shuar zjarrin dhe për të shpëtuar sa më shumë prova, zjarrfikësit nisën punën e tyre.

Mirëpo asnjë nuk e pa se brenda ende kishin mbetur disa fishekë dhe një armë zjarri, me të cilën dyshohet se është kryer plagosja. Nga nxehtësia e flakëve, njëri prej plumbave shpërtheu dhe plagosi zjarrfikësin me iniciale D.M., i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Por ky nuk është version i vetëm, pasi Policia nuk e përjashton mundësinë që zjarrfikësit të jenë qëlluar nga atentatorët pasi mund të kenë parë diçka që nuk duhej. Megjithatë kjo pistë pritet që të konfirmohet ose jo nga vetë dëshmia e të plagosurve.

Ndërkohë që edhe në qytet kanë nisur lëvizjet. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të nxjerrë sa më shumë detaje për identifikim e autorëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.

I plagosur ka ngelur edhe një zjarrfikës i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve. Për fat të mirë, efektivi është në gjendje të mirë për jetën. Akoma nuk dihet identiteti i autorëve, por dyshohet se shkak mund të jetë një konflikt për territoret në Elbasan. Ajo që është më kontradiktore në këtë ngjarje është këmbëngulja e familjarëve për të mos pranuar atentatin.

(f.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja elbasan plagoset ardian capja plagosje ne elbasan ardian capja elbasan plagoset ardian capja plagosje ne elbasan

Sondazh

Poll