Aktualitet

“Jemi ndeshur me presione”/ Artan Lame: Sot fillon regjistrimi fillesar i tokave që ndodhen në bregdetin e jugut (8 ZONAT)

8 Qershor 2020, 08:13 Nga DOSJA
“Jemi ndeshur me presione”/ Artan Lame: Sot fillon regjistrimi

Tiranë- Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka njoftuar se sot hapet procesi i regjistrimit fillesar i tokave që ndodhen në 8 zona kadastrale në bregdetin e jugut. Lame bëri me dije se do të nisë regjistrimi për zonat: Palasë, Dhërmi, Vuno, Lukovë, Gjilek, Ilias, Himarë dhe Nivicë. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se për këto prona janë ndeshur me presione dhe janë zhdukur dhe dokumentet. Ai premtoi se do u jepet fund konflikteve dhe kërkoi bashkëpunimin e banorëve të zonës. Lame nënvizoi se procesi do të monitorohet nga ekspertët e drejtorisë së Kadastrës në Tiranë.

“Sot Kadastra hap zyrtarisht regjistrtimet në 8 zonat bregdetare. Zonat janë: Palasë, Dhërmi, Vuno, Lukovë, Gjilek, Ilias, Himarë dhe Nivicë. E thënë më thjesht fillon procesi i regjistrimit fillesar në zonat e bregdetit, në jug të vendit.  Është një operacion i madh kadastral. Ky  proces do të trajtojë 16500 prona private.  Në këtë proces do të përfitojnë rreth 8 mijë banorë të këtyre zonave. Ju premtojmë të gjithë banorëve të këtyre zonave se ky proces do të shkojë deri në fund.  Do të trajtohen 5200 pasuri.  Jemi ndeshur me presione të shumta, jemi ndeshur me zhdukje me fshehje dokumentacioni, por do i japim fund këtij kalavari. Nga banorët kërkojmë vetëm besim dhe bashkëpunim. Të na dorëzojnë të gjithë dokumentacionin që kanë. Kjo do krijojë mundësinë për investime të ligjshme në Jug të vendit, deri te hotelet e komplekset e mëdha turistike. Do ulë konfliktet për pronën. Regjistrimi do të monitorohet nga ekspertët të dërguar nga Tirana.”. tha Lame.

Pronat në bregdetin e jugut kanë sjellë edhe largimet e njëpasnjëshme të drejtuesive të Kasastrës së Vlorës. Pas dorëheqjes së Viola Himës, në krye të këtij institucioni është Jurgen Pilkati.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan lame regjistrimi i pronave në bregdetin e jugut artan lame regjistrimi i pronave në bregdetin e jugut

Sondazh

Poll