Aktualitet

Vettingu/ KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Apelit të Durrësit, Ludovik Dodaj

8 Qershor 2020, 07:55 Nga DOSJA
Vettingu/ KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Apelit të

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin Ludovik Dodaj. Ludovik Dodaj punon si prokuror pranë Gjykatës së Apelit të Durrësit prej vitit 2002.

Trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Olsi Komici, Genta Tafa u shpreh gjatë seancës së sotme se nga hetimi në tre shtyllat e Vettingut, Dodaj kishte dalë i pastër.

Mëgjithatë, sipas KPK, prokurori i Apelit u gjet me mungesë burimesh financiare vetëm për vitin 2008.

Ludovik Dodaj punon si prokuror pranë Gjykatës së Apelit të Durrësit prej vitit 2002. Në dhjetor të vitit 2019, ai u zgjodh përmes shortit anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres kpk ludovik dodaj vettingu durres kpk ludovik dodaj vettingu

Sondazh

Poll