Aktualitet

Plagosja në Elbasan, Ardian Çapja përfundon në spital, niset me URGJENCË tek Trauma

8 Qershor 2020, 08:46 Nga DOSJA
Plagosja në Elbasan, Ardian Çapja përfundon në spital,

ELBASAN- Plagosja në Elbasan, Ardian Çapja përfundon në spital. Mësohet se ai është dërguar menjëherë në spitalin rajonal. Më pas nga aty është nisur për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.

I plagosur ka ngelur edhe një zjarrfikës i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve. Për fat të mirë, efektivi është në gjendje të mirë për jetën. Akoma nuk dihet identiteti i autorëve, por dyshohet se shkak mund të jetë një konflikt për territoret në Elbasan. Ajo që është më kontradiktore në këtë ngjarje është këmbëngulja e familjarëve për të mos pranuar atentatin.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja plagoset ardian capja plagosje ne elbasan ardian capja plagoset ardian capja plagosje ne elbasan

Sondazh

Poll