Aktualitet

Vatër e re infeksioni në Shkodër/ 6 raste të reja me COVID-19 gjatë orëve të fundit, mbyllet Poliklinika e qytetit

8 Qershor 2020, 08:25 Nga DOSJA
Vatër e re infeksioni në Shkodër/ 6 raste të reja me

Shkodër- 6 raste të reja me COVID-19 në Shkodër gjatë 24 orëve të fundit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në total janë testuar 7 persona, por vetëm 6 prej janë të infektuar. Të njëjat burime bëjnë me dije se vatër e re infeksioni në këtë qytet është Poliklinika e Shkodrës, e cila është mbyllur.  Para tre ditësh në këtë insitucion shëndetësor rezultuan të infektuar 2 sanitare dhe dyshohet se nga këto janë infektuar personat e tjerë.

Pasi në vend u përhap COVID-19, Shkodra për javë të tëra ishte “vatër” e nxehtë infeksioni. Dhjetëra qytetarë u infektuar në tregjet e qytetit. Por, kohët e fundit situata ishte qetësuar.

Ndërkohë në të gjithë vendin janë infektuar 1246 persona. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit rezultuan të infektuar 14 persona.   Harta është zgjeruar me 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, 1 në Krujë, 1 në Durrës. Ndërkohë, numri i të shëruarve ka shkuar në 938.

J/V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll